Basha dhe Berisha akuza kryeministrit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin se po le në harresë shtresat në nevojë. Duke iu referuar buxhetit për vitin e ardhshëm, Basha tha se qeveria ka shtuar me 7 miliardë lekë shpenzimet saj, duke lënë mënjanë pensionistët dhe shtresa të tjera të pamundura. Fondi që i është dashur buxhetit të shtetit këtë vit për rritjen e pagave dhe pensioneve ka qenë 2.5 miliard lekë. Ndërsa ish-kryeministri Berisha tha se me këtë buxhet, qeveria e Ramës do të sjellë në Shqipëri një krizë ekonomike më të thellë se ajo që sollën skemat piramidale para vitit 1997". Diskutime pati edhe për çështjen e shpenzimeve të fondeve për invalidët. Të përfaqësuar në këtë tryezë ata kërkuan që të marrin pagesat e vonuara, ndërsa ish kryeministri ka thënë se qeveria e tij ka lënë 40 miliardë lekë fonde për këtë kategori.

Share This Video


Download

  
Report form