http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda tre muajve të parë, të vitit 2014, pritet të përfundojnë paketat e shërbimit të kardiokirurgjisë, dializës, transplantimit të veshkave dhe mëlçisë. Shpenzimet për çdo shërbim mjekësor do të bëjnë të mundur edhe uljen e çmimeve tek privatet. Por shefi i shërbimit të kardiologjisë, Artan Godo, ka kërkuar krahas kostove materiale edhe kosto të vetë mjekeve, për të frenuar lëvizjet e qëllimshme të pacienteve drejt privatit. Deri më sot fondet për çdo shërbim në QSUT bëhen mbi bazën e lobimit të shefave të tyre, shpesh në vlera mbi nevojat. Nxjerrja e kostove për çdo shërbim, do t'i japë mundësi fondit të sigurimeve të ndajë paratë në baze të numrit të pacienteve dhe shpenzimeve reale që ka secili prej tyre në sistemin spitalor.