http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Afrimi i ditës së ndërrimit të viteve gëzon më së shumti fëmijët, që këto ditë marrin dhurata pa fund nga familjarë dhe të afërm. Por nuk ndodh kështu me këta tre vogëlushë të familjes Rreshka në lagjen "5 Maji" të qytetit të Elbasanit, ku varfëria është ulur këmbëkryq. Mimoza, nëna e tyre nuk ka se çfarë t'u ofrojë fëmijëve të saj, përveç një peme të zbukuruar nga vetë ajo me pambuk. Për dhuratat as nuk bëhet fjalë. Ajo çka më shumë dëshirojnë këta fëmijë është të ushqehen mirë për vitin e ri. Mimoza Rreshka, që prej disa vitesh jeton pa bashkëshortin në këtë barakë të përshtatur si banesë nuk ka asnjë punë apo të ardhur për të përballuar jetesën. Kjo është vetëm nga familjet e varfra në Elbasan, ku Viti i Ri nuk mund të sjellë asnjë ndryshim në tryezat e tyre dhe ku fëmijët më shumë sesa dhuratave i gëzohen një mundësie për t'u ushqyer qoftë edhe një ditë të vetme si bashkëmoshatarët e tyre.