http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk dihet çfarë i motivoi dhe alarmoi, por për herë të parë në bashkëjetesën me demokracinë, qytetari shqiptar mori rrugën për një çështje që nuk i shërbente politikes, pavarësisht asaj. Edhe pse protesta për armët kimike la pas dyshime për një mosdije ndoshta të protestuesve dhe sidomos për hutimin mbarëpolitik. Historia pa dyshim një ditë do të japë sqarimet e saj, më mirë sesa kushdo. Nuk ishte gati thonë disa për të qenë lojtare në politikën ndërkombëtare, por kishte gati një dimension të paparë qytetar, protestuesin dinjitoz. Atë që nuk zgjedh një herë në 4 vjet, shpirti qytetar i protestuesit që nuk është vrarë në 21 janar, ai që do paksa fuqinë kur vërtet dëshiron të dëgjohet brenda kësaj godine. Mund edhe mos të kenë patur të drejtë, ata dhe këta, por nëse 2013-a do të mbahet mend për një akt civilizimi është, protestuesi anonim.