Arrestohen komisioneret e 2009, në kërkim edhe dy të tjerë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtësisë shqiptare i janë dashur më shumë se 4 vjet për thëne fjalën e fundit për një prej episodeve me të shëmtuara të zgjedhjeve shqiptare, vjedhjen e votave në fshatin Rruzhdie të Fierit. Kane kaluar 2 procese elektorale nga qershori i 2009 kur u krye manipulimi dhe vetëm sot policia ka arrestuar 3 nga 5 ish-komisioneret e dënuar nga Gjykata për deformimin e votës së shqiptareve. Shezai Kararaj, Veledin Myftaraj dhe Robert Myftaraj janë arrestuar nga policia ndërkohe që ende nuk janë ndaluar Pëllumb Myrtaj dhe Bujar Kararaj. Të 5 ish-komisioneret që ishin emëruar nga koalicioni i djathtë janë dënuar  për veprën penale "shpërdorim të detyrës", "falsifikim të dokumenteve zgjedhore në bashkëpunim", "shkelje të fshehtësisë së votimit" si dhe "votim më shumë se njëherë". Në burg duket se do të shkojnë vetëm ish- komisioneret e djathte pasi 2 ish-komisioneret e PS i shpëtuan ndëshkimit ligjor, për shkak të Amnistisë qe Parlamenti beri me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në muajin nëntor të vitit të kaluar. Ata akuzoheshin për braktisje të detyrës dhe shkelje te dispozitave te kodit zgjedhor dhe u dënuan vetëm me gjobe, por veprat  u shuan pas amnistisë. Rasti i Rruzhdijes u shndërrua ne kauzën e opozitës kundër vjedhjes se votave. Ne këtë qendër votimi, procesi u administrua ne 28 qershor 2009 vetëm nga komisioneret e djathte pasi të majtët pas një incidenti e braktisen komisionin. Në fund të procesit rezultati doli 420 vota për PD dhe 12 për PS, vota këto që i jepnin të djathtëve një mandate më shumë në Fier, edhe pse me vonë kolegji i shpalli te pavlefshme kutitë e Rruzhdies. Por skandali më i madh u zbulua nga Prokuroria e Fierit e cila pas hetimeve faktoi se kutitë e votimit ishin mbushur nga komisioneret që kishin votuar edhe në emër të personave që ndodheshin jashtë vendit. Por vonesa në vendosjen e drejtësisë ngre dilema të forta nëse realisht dekurajohen manipuluesit e votave, ndërkohë që behen aktuale edhe njëherë debate për mënyrën e administrimit të procesit zgjedhor kur administrimi politik ka rezultuar jo pak here problematik.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS