Tahiri, një muaj bilanc për dhjetorin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasja e njeriut që kishte plagosur një punonjës policie, Gazmir Markut gjate një shkëmbimi zjarri me forcat speciale ka qene në qendër të konferencës së parë për vitin 2014 të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe drejtorit të policisë Artan Didi. Pavarësisht sulmeve të opozitës se ministri po predikon vrasjen, vete Tahiri ka theksuar qëndrimin në mbrojtje të policisë së shtetit duke deklaruar se PD dhe PS përfaqësojnë dy modele të ndryshme. "Konstatoj që një deklaratë e tillë është e pavënd dhe abuzive, e para sepse punonjësit e policisë së shtetit garantuan zbatimin e ligjit në kushte ekstreme përballë një personi që shfaqte rrezik të shthurur publik. E përsëris pa asnjë presje edhe një herë falënderimin tim për punonjësit e policisë. Ne përfaqësojmë dy modele të ndryshme, opozita e sotme dhe Sali Berisha shpërblyen gardën që vranë të pafajshëm, ndërsa unë drejtova një falënderim publik për policinë që kryen detyrën. Koha ka ndryshuar, në kohën e tyre vriteshin punonjës policie, sot jo".Tahiri është ndalur edhe tek çështja e grabitjes së famshme nga hajdute të veshur si babagjysh të Vitit të Ri. "Çështja e grabitjes me armë është duke u ndjekur intensivisht. Hetimet vijojnë. Hyn te grupi i çështjeve që kërkojnë vëmendje të theksuar për të cilat kërkohet bashkëpunim intensiv nga publiku. Është e pa mundur të japësh detaje për shkak të zhvillimit hetimor. Por mund t'u garantoj se në raste të tilla dështon një zinxhir i tërë duke filluar me kapacitetin e publikut për të bashkëpunuar me kapacitetin e shoqërive të ruajtjes fizike dhe një sërë pasojash që vijnë menjëherë". Ministri i Brendshëm ka bere publike edhe statistikat për muajin dhjetor 2013 duke theksuar vullnetin e qeverisë për të luftuar krimin pasi askush sipas tij nuk do të jetë i paprekshëm.

Share This Video


Download

  
Report form