http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vazhdon pa probleme kthimi i emigranteve ne Greqi nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Gjatë këtyre ditëve të para të këtij viti nga të dy anët e kufirit po punohet normalisht duke mos ju krijuar vonesa emigrantëve të cilët kanë kaluar festat në familjet e tyre. Për të shmangur radhët pala shqiptare ka pasur disa takime me autoritetet greke të kufirit të cilët kanë hapur maksimumin e sporteleve me qëllim kalimin normal të shtetasve shqiptarë për në vendet e tyre të punës në Greqi. Ndërkohë, orët e mbrëmjes dhe dita e hënë pritet të kenë fluksin më të madh të kalimit për në tokën greke, pasi fillimjave përkon me nisjen zyrtare të punës dhe shkollës në Greqi, pas edhe festës së hedhjes së kryqit për besimtarët ortodoksë. Vetëm në 24 orët e fundit kanë kaluar nëpërmjet kësaj pike kalimi kufitar afro 4 mijë emigrantë, ndërkohë që nga data 2 janar e deri më sot kanë kaluar në Greqi më tepër se 20 mijë shtetas shqiptarë. Ndërkohë, edhe në doganën e Kakavijës ka vijuar pa asnjë radhë kalimi i emigrantëve për në shtetin fqinj.