http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një pamje e tillë shihet rëndom në çdo treg e çdo dyqan. Shume klientë nuk i kushtojnë aspak rendesi faktit se ku i vendosin produktet që blejnë, si fruta-perimet ashtu edhe ushqimet e tjera. Kjo ndodh edhe kur dihet rreziku që i sjell shëndetit përdorimi i qeseve plastike. Por ka edhe konsumatorë që tregohen të kujdesshëm. Gjithnjë ata bukën e vendosin në qese letre, ndërsa ushqimet e tjera i vendosin në çanta apo trasta prej cope. Muaj më parë qeveria Berisha tentoi të hiqte tërësisht nga qarkullimi plastiken, pikërisht për të ruajtur shëndetin e popullatës si dhe për të mbrojtur ambientin. Por në fund, në 1 shtator 2012, vendimi u la në fuqi vetëm për furrat e bukës. Megjithatë nismat për të nxitur njerëzit të përdorim sa më pak qeskat e plastmasit vijojnë. Janë një grup të rinjsh ambientalistë që ekspozojnë rrugëve të Tiranës çanta të bëra me pjese nga rrobat e vjetra. Shumë dekada më parë, njerëzit përdorin në mase trasta të këtij lloji, të cilat sot në fakt gjenden edhe në dyqane por me kosto të lartë. Ndaj për t'i dhëne zgjidhje përditshmërisë, këta ambientalistë këmbëngulin për të përdorur materiale më praktike e më pak të dëmshme kur bëjmë pazar.