Hetim tregut te bankave? Dyshim për mungesë konkurrence - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoriteti i Konkurrencës do të fillojë monitorimin e tregut bankar për tarifat që bankat aplikojnë në shërbime të ndryshme. Edhe pse deri tani nuk ka patur sinjale të pozitave dominuese apo marrëveshjeve kartel brenda këtij sektori, kryetarja Lindita Milo pranon se çmimet e shërbimeve bankare kanë kosto të lartë për konsumatorin. Kjo le të hapur mundësinë se çmimet që bankat i mbajnë klientit në komisione të ndryshme të mos ndryshojnë për shkak të mungesës së konkurrencës. Një nga çështjet kryesore që Lindita Milo vëren si bazë për një konkurrencë të ndershme është transparenca që bizneset duhet të kenë me klientin. Sipas saj, bankat nuk i shfaqin çmimet e shërbimeve në shumë raste, çka ka detyruar shpesh herë që konkurrenca të bëjë edhe rekomandime për institucionet e tjera që mund të detyrojnë këtë treg. Nga 12 banka që operojnë në Shqipëri, katër prej tyre mbajnë të njëjtën shumë vjetore për mirëmbajtjen e llogarisë, ndërsa 7 të tjera kanë tarifa të njëjta për komisionet e verifikimit të gjendjes së depozitës. Shqiptarët paguajnë për shërbime bankare të cilat në çdo vend tjetër të Europës janë falas.

Share This Video


Download

  
Report form