"Si një hajdutëri kolektive, e cila duhet të marrë fund", kështu e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama situatën me arkëtimet e energjisë elektrike në mbledhjen e parë të Task Forcës, e cila synon dhënien fund të kësaj situate, ku 88% e kontratave të bizneseve dhe 91% e atyre familjare rezultojnë me borxhe ndaj kompanisë së shpërndarjes, tashmë nën administrim shtetëror.