Jeta me uniformë polici - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 15

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hodo Liço, 77 vjeç është një nga policët më të vjetër në Gjirokastër dhe nuk mungon asnjëherë në aktivitetet që organizon Drejtoria e Policisë së qarkut në raste përvjetorësh, as sot në 101 vjetorin e krijimit të policisë së shtetit. Me baba dhe vëlla dëshmor, ai është një ish efektiv policie i cili kaloi plot 32 vjet në radhët e saj. Hodoja ka punuar pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë dhe veçanërisht në rrethet kufitare ndërsa sot drejton shoqatën e policëve dëshmorë dhe atyre të dalë në pension. Nga aktiviteti i dikurshëm në polici, ruan si kujtim vetëm dy fotografi dhe një bllok shënimesh, që për hir të sekretit nuk lejon ta filmoje apo prekë askush. Por ai kujton se si ka qenë personaliteti i policit dikur dhe bën krahasimin me ditët e sotme. Një nga sfidat më të mëdha të policisë së Gjirokastrës është edhe Lazarati, një zonë e përmendur edhe në mediat e huaja për kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Hodo thotë se një situatë e tillë as nuk mund të mendohej në të kaluarën. Ish-polici Hodo pohon se Gjirokastra ka sot 22 dëshmorë nga radhët e policisë, 6 prej të cilëve i përkasin kohës së demokracisë. Apeli i tij është që familjet e policëve të rënë në krye të detyrës të mos lihen në mëshire të fatit.

Share This Video


Download

  
Report form