http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Flaka Krelani, Lori Hoxha, Aulona Musta, Arjon Muça dhe Aurela Hoxha janë pesë finalistet e edicionit të katërt të "Dancing with the Stars". Spektakli në gjysmëfinalen e tij nuk solli kështu asnjë të eliminuar pasi produksioni surprizoi duke mos çuar asnjë personazh VIP në Dance Off. Por përtej mos eleminimit të asnjë prej konkurrenteve të mbetur në "Dancing with the Stars", mbrëmja e të hënës i prezantoi ata në dy performanca të ndryshme nga njëra-tjetra e që në fakt të përbashkët kishin muzikën, pasi kjo gjysmëfinale iu dedikua muzikës së lehtë shqiptare. Pas garës së parë të yjeve e cila iu bashkua jurisë në mbrojtje të vipave, këta të fundit iu rikthyen skenës së kërcimit, por duke lëne prapa kuintave partneret e tyre profesioniste. Njerëzit e tyre më të dashur, familja apo miqtë ishin shoqëruesit e konkurrenteve në kërcimin e dytë. Këngëtarja Manjola Nallbani ishte e ftuara e gjysmëfinales, e cila jo vetëm iu bashkua jurisë në mbrojtje të personazheve VIP, por edhe solli disa nga këngët e saj hit.