Dyndje ankesash në Hipotekën e Durrësit për mbivendosje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra qytetarë në Durrës prej vitesh enden dyerve të hipotekës për regjistrimin e pasurive të ndryshme, troje apo shtëpi banimi. Por problemet e shumta në lidhje me regjistrimin e pronave dhe pajisjen me certifikata kanë bërë që të ketë shumë mbivendosje dhe rrjedhimisht për një pronë të caktuar të ketë dy a më shumë pronarë që e pretendojnë pronësinë mbi të njëkohësisht. Pëllumb Deliallisi është një prej personave që prej vitesh nuk ka mundur të pajiset me certifikatë pronësie për shtëpinë e tij me sipërfaqe 130 metër katror në shkozet. Ai tregon se disponon dokumentin e tapisë të vitit 1946, por pas 19 vitesh përpjekje, hipoteka e Durrësit nuk ia jep certifikatën e pronësisë, ndërsa nga ana tjetër në pronën e tij para tre vitesh është bërë një ndërtim. Problemi i mbivendosjes së pronave ngrihet si shqetësimi kryesor nga ana e kreut të ri të hipotekës në Durrës. Jurgis Çyrbja thotë se ky fenomen është më i theksuar në zonën e Shkozetit dhe Plazhit dhe sipas tij kjo gjë është bërë në mënyrë artificiale. Kalvarit për regjistrimin e pronave tashmë i shtohet edhe një proces tjetër, nisja e procesit gjyqësor për njohjen e dokumenteve të vjetra të pronësisë, procese që shpesh kundërshtohen nga pala humbëse për nisjen e gjykimit në një shkallë tjetër. Problematika për pronat edhe në Durrës ka bërë që shumë investitorë të huaj të tërhiqen nga planet e biznesit në këtë zonë.

Share This Video


Download

  
Report form