https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Shkarkim Zana Xhukes" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka përgatitur shkarkimin e kryetares se inspektoriatit të lartë të deklarimit dhe verifikimit të pasurive, Zana Xhukes. Raporti i grupit të kontrollit të ngritur nga parlamenti në nëntorin e vitit të kaluar, arrin në konkluzionin se emërimi i Zana Xhukes në këtë post është i pavlefshëm duke propozuar shkarkimin e saj nga posti i kryeinspektores. Në ketë raport theksohet se emërimi është bërë në kundërshtim me ligjin pasi ajo nuk plotëson kriteret e përcaktuara në nenin 12 që sanksionon se kreu i ILDKP duhet të ketë arsimin e larte si Ekonomist Financier ose Jurist si dhe eksperiencë në profesion jo më pak se 10 vjet, kërkesa këto që zonja Xhuka nuk i përmbush. Grupi i kontrollit i përbëre vetëm nga mazhoranca rendit edhe një sërë shkeljesh nga kryeinspektorja si dhe refuzimin e saj për të bashkëpunuar me Parlamentin. Si kundërpërgjigje opozita i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për çështjen e ILDKP, por edhe për çështjen e Komisionit Hetimor për tatimet i cili u rrezua nga mazhoranca. Oerd Bylykbashi deklaroi se Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen si antikushtetuese të sulmit të hapur ndaj institucionit të pavarur të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive të qeveritarëve si dhe të përpjekjeve të paligjshme për shkarkimin e kreut të këtij institucioni. "Me shkarkimin e kreut te ILDKP, Rama dhe Meta po kërkojnë me çdo kusht të marrin nën kontroll këtë institucion të pavarur në mënyrë që të fshehin pasuritë e paligjshme dhe aferat korruptive të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Mazhoranca po shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e parlamentit për t'ia arritur këtij qëllimi. Duke ditur se Kushtetuta dhe Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk lënë hapësirë për këto sulme ndaj një institucioni të pavarur, kjo mazhorancë ka orkestruar një sulm me fletërrufe nga kolektivi i punonjësve dhe ka ngritur një grup kontrolli të paligjshëm që nuk e njeh as Kushtetuta dhe as Rregullorja e parlamentit." Ka thëne Oerd Bylykbashi. Grupi i kontrollit nga Parlamenti u ngrit pas përplasjeve mes punonjësve të inspektoriatit dhe drejtueses se tij Zana Xhuka, çështje që përfundoi edhe dyert e Prokurorisë.

Share This Video


Download

  
Report form