Fushat e Lezhës nën ujë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fadromat e Bordit të Kullimit në Lezhë kanë nisur punën në terren për të minimizuar rrezikun e përmbytjeve dhe dëmeve, të shkaktuara nga përmbytjet e këtyre ditëve, por puna e tyre po pengohet nga reshjet që vijojnë pa ndërprerë. Banorët në Kakarriq që jetojnë mes vështirësive në këtë situatë bëjnë apel për ndihmë. Krahasuar me një ditë më pare, vërehet një rënie e nivelit të ujit, ndërsa 2500 hektarë janë ende të përmbytura. Zadrima vijon të mbetet ende problem bashkë me Komunën e Balldrenit. Nga ana tjetër drejtori i Bordit të Kullimit, Petrit Gjoni, pasi inspektoi punën për hapjen e kanaleve në Dajç tha se, koha e keqe po pengon vijimësinë normale të punës. Krahas Dajçit, fadromat e Bordit të Kullimit po punojnë edhe në fshatin Kakarriq të Komunës Balldre. Kryekomunari Zef Doçi tha se, në kënetën e Kakarrqit demët janë të konsiderueshme, ndërsa zona pranë ish-kampit dhe qindra hektarë tokë janë të përmbytura në Torovicë. Në zonat malore të qarkut të Lezhës nuk raportohet të ketë probleme madhore me përmbytjet, edhe pse në disa zona ka pasur shkarje dherash. Rasti më problematik ishte ai i dy familjeve në Mirditë, të cilat u evakuuan pasi kërcënoheshin nga prurjet e lumit Mat.

Share This Video


Download

  
Report form