http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korça është qyteti që paguan më shumë se cilido qytet tjetër në Shqipëri energjinë e shpenzuar, duke pasur kështu nivelin më të lartë të arkëtimeve të energjisë elektrike, si për konsumatorët familjarë ashtu edhe ata të biznesit. Por nga një investigim i Vizion Plus, është konstatuar se qarku i Korçës është në listën e Qarqeve me përqindjen më të lartë të energjisë së humbur në rrjet, që në shifra arrin deri në 50 %. Drejtori i CEZ-it në Korçë, Agim Pili jep statistikat e kësaj vjedhje që i bëhet energjisë elektrike, ndërsa shton se në shumë raste energjia që ndërpritet për shfrytëzim të paligjshëm, lidhet sërish nga ish-punonjës të CEZ-it apo elektricistë të ndryshëm. Humbje të tilla të energjisë elektrike janë të njëjta me ato të viteve '97-'98 kur thuajse shteti kishte rënë dhe vjedhjet nuk kursenin as energjinë elektrike. Sipas prefektit të Korçës, puna e task forcës në këto kohë ka si synim të saj edhe eliminimin e këtij fenomeni. Vetëm në një javë në Korçë, janë shkëputur afro 800 linja të paligjshme të energjisë elektrike, pjesën më të madhe të të cilave e zënë abonentët familjarë, çka tregon se janë këta abuzuesit më të shumtë të energjisë në këtë qark.