ERE: CEZ-i të zgjidhë çështjen e ankesave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse viti 2012-të ka qenë më problematiku sa i përket sektorit që bën shpërndarjen e energjisë, ankesat e konsumatorëve nuk kanë njohur zbritje edhe gjatë kohës së administrimit shtetëror. Sipas një raporti që Enti Rregullator i Energjisë ka bërë për ndërmarrjen CEZ, numri i ankesave pranë zyrave të klientëve gjatë 2013-ës rezulton të ketë arritur në 79 mijë, 18 mijë më shumë se një vit më parë. Kryesisht lloji i ankesave është i përqendruar për mbifaturime, gjobitje për dëmtim të matësit, por ka edhe nga ato raste kur pranë konsumatorit kanë shkuar fatura fiktive. Për komisionerët e bordit të ERE-s, përpara se CEZ-i të kërkojnë ndalimin e vjedhjes dhe likuidim të faturave duhet të zgjidhë ankesat që kanë konsumatorët. Gjatë 2013-ës vetëm nga ana e ERE-s pranë kompanisë së shpërndarjes kanë shkuar 1154 ankesa, ku është kthyer përgjigje për 600 prej tyre, ndërsa zgjidhje kanë marrë vetëm 267.

Share This Video


Download

  
Report form