Rama fton biznesin italian - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama e shfrytëzoi vizitën në Itali për të ftuar biznesin e shtetit fqinj për të investuar në Shqipëri. Zoti Rama u takua me biznesmenë të Grupit "Boch", në rajonin e Lombardisë në veri të Italisë. Kreu i qeverisë tonë e garantoi biznesin italian se Shqipëria është ende një vend për t'u eksploruar dhe u premtoi atyre shumë lehtësira. "Çdo investim që krijon vende të reja pune, për ne është prioritet.  Për këtë synojmë sektorin e manifakturës, por sigurisht ka dhe industri të tjera që krijojnë vende të reja pune dhe ne jemi të gatshëm t'i mirëpresim. Duke u vënë në dispozicion vende të ndryshme, objekte që kanë nevojë për ristrukturim, por që janë ekzistuese, depo vjetra, baza ushtarake të vjetra. Struktura, të cilat investitorët italianë i kanë gjetur shumë të favorshme më parë, por duke hequr ato barriera, të cilat deri tani ua kanë bërë jetën të vështirë, siç ka qenë kostoja  e qerasë." Ndërsa në një tjetër takim që pati me  shoqatën e investitorëve "Assolombardia", kryeministri Rama e vuri theksin te mundësitë që ofron vendi ynë për investime në hidroenergjetikë, turizëm, infrastrukturë dhe bujqësi. "Jemi të bindur se Shqipëria përbën një horizont të ri për botën e investitorëve italianë. Sepse sot për sipërmarrjet italiane, ajo që mungon këtu, gjendet atje. Mjafton të përmendim se tatimi mbi të ardhurat për sipërmarrjet është vetëm 15 %, puna e dorës ka një kosto shumë të ulët në krahasim me këtu." Kreu i qeverisë shqiptare ishte edhe në Institutin Europian të Onkologjisë, me synimin për të promovuar strategjinë në parandalimin e sëmundjeve tumoriale, si dhe për të vendosur pika bashkëpunimi me një nga qendrat e ekselencës ndërkombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form