Opozita paralajmëron bojkot - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrëzimi i kërkesës së Partisë demokratike për një komision hetimor për emërimet dhe shkarkimet në policinë e shtetit ka qene kryefjala e lideri të opozitës Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat dhe pritet të dominojë edhe debatin parlamentar të së enjtes. Para deputeteve demokrate Basha deklaroi se rrëzimi i Komisionit Hetimor është dhunim i Kushtetutës dhe përpjekje për të penguar opozitën që të kërkojë transparence, duke paralajmëruar edhe bojkotin e parlamentit nëse hapësirat e debatit mbyllen. "Hiqni dorë, tërhiquni, hapini rrugën komisionit hetimor të kërkuar nga opozita, merrni pjesë në komisionin hetimor të kërkuar nga opozita, hetoni dhe ju bashkë me ne, kërkoni dhe ju bashkë me ne të kthehet ligjshmëria në policinë e shtetit, si kusht sine qua non për rikthimin e rendit në parametrat e normalitetit. Opozitën ju nuk e ndaloni dot kurrë, me asnjë mjet; opozita ka përcaktuar botërisht politikën e fokusimit në aulën e kuvendit të Shqipërisë, por në rast se kuvendi do të katandiset siç po katandiset prej kësaj qeverie në gijotinën e ligjit dhe kushtetutës, opozita nuk do të harxhojë asnje ditë për tu bërë fasadë e kësaj farse dhe masakre, por do të vijojë misionin e saj pranë qytetarëve dhe me qytetarët". Sipas Bashes seanca e nesërme do të fokusohet tek situata e rendit e sigurisë si një betejë e ligjit ndaj antiligjit.

Share This Video


Download

  
Report form