http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjithmonë e emocionuar! Në të tillë mënyrë e kishte përshkruar skenën në vitin 2010, për 70-vjetorin e saj të lindjes Vaçe Zela. Ikona e muzikës së lehtë shqiptare, sot nuk është më! Ajo u nda nga jeta në orët e para të kësaj të enjteje, në Zvicër, aty ku jetonte prej vitesh me familjen e saj, e kishte kohë që luftonte me sëmundjen. Agim Krajka, njeriu që kompozoi dy nga këngët kult të Vaçes, "Lemza" e "Djaloshi dhe Shiu" tregon se si artistet u njohën dhe krijuan notat e famshme. Myfarete Laze, një tjetër emër i njohur i muzikës shqiptare e ka nisur karrierën e saj pikërisht me Vaçe Zelën. Kur ishte 18 vjeç, në vitin1979 të dyja kanë interpretuar këngët fituese të atij viti në festival "Shoqet ilegale". Por, më shumë sesa një humbje për komunitetin e artistëve, ikja në moshën 74-vjeçare e Vaçe Zeles është e tillë për të gjithë ne shqiptarët. Jo më kot, të gjithë që prej orëve të para të mëngjesit kanë postuar njeri pas tjetrit në rrjetet sociale këngë dhe video të këngëtares nder vite, duke e shndërruar Facebook-un në vendin modern të homazheve! Vaçe Zela lindi në Lushnje dhe titulli "Nderi i Kombit" është plotësisht mishërimi i asaj çka "gruaja me kitarë" përfaqëson për vendin tonë!