Presidentit francez, Francois Hollande iu bënë të gjitha nderimet në një darkë madhështore në Shtëpinë e Bardhë, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, qëllimi i të cilës ishte rigjallërimi i marrëdhenieve mes dy aleatëve të vjetër. Kjo ishte darka e parë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë prej vitit 2011.