Kongresi Amerikan miraton rritjen e nivelit tavan të borxhit. Një ditë pas miratimit në Dhomën e Përfaqësuesve, Senati ne SHBA miratoi me 55 vota pro dhe 43 kundër, masën për rritjen e nivelit të borxhit për të shmangur rrezikun e mosshlyerjes së detyrimeve financiare, të cilat do të sillnin pasoja të rënda për ekonominë e vendit.