http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga sot ka nisur punën në terren ekipet e kompanisë britanike "Crown Agents" që do të kontrollojnë zbatimin e procedurave doganorë në të gjithë Shqipërinë. Në fund të javës do të dalin dhe rezultatet e para të punës nga kompania, e cila ka si qëllim uljen e evazionit fiskal në dogana. Kryeministri Edi Rama e krahasoi marrëdhënien e inspektorëve doganorë me biznesin, me një shprehje të Faik Konicës, e cila gjen zbatim edhe në ditët e sotme, por një marrëdhënie që sipas tij ka nisur të ndryshojë.