http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rusia reagon ashpër ndaj Shqipërisë për qëndrimin e saj ndaj çështjes "Krimea". Në një konferencë për shtyp përfaqësuesi i Rusisë në Tirane, ambasadori Leonid Abromov shprehu keqardhje për qëndrimin e Tiranës zyrtare dhe pozicionimin e saj përkrah ndërkombëtareve dhe aleateve. Për diplomatin rus, ky qëndrim nuk përfaqëson interes real të Shqipërisë dhe shqiptareve. Edhe pse diplomati rus ka bërë një krahasim mes çështjes "Krimea" dhe Kosovës, ambasadori Abromov la të kuptohet se shteti i tij nuk ka në plan të njohë pavarësinë e Kosovës. Ambasadori rus ka shmangur çështjen e Preshevës ndërsa ka dalë në krah të minoritetin serb në Kosovë. Gjatë një konference një orëshe përfaqësuesi i Rusisë në Tiranë i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e ka krahasuar presidentin Rus Vladimir Putin me Hitlerin. Më herët Tirana zyrtare është shprehur kundër veprimeve të Rusisë dhe konfliktit në Krime. Ndërsa kryeministri i Shqipërie Edi Rama dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi kanë deklaruar se mes Krimesë dhe Kosovës nuk ka asnjë ngjashmëri. Ndërsa në reagimin zyrtar të ministrisë tonë të jashtme në datë 17 mars të këtij viti, Tirana zyrtare i bashkohet qëndrimit të shprehur nga Komuniteti Ndërkombëtar se ky Referendum përbën një precedent të rrezikshëm për rendin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.