http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një seancë e cila zgjati rreth 90 minuta Gjykata Kushtetuese dëgjoi sot argumentet e Partisë Demokratike dhe Kuvendit për refuzimin nga ky i fundit të kërkesës për komision hetimor për serverin në tatime. E ndërsa Përfaqësuesi ligjor i demokratëve, pretendoi se Kuvendi pengoi pakicën parlamentare në ushtrimin e një të drejtë kushtetuese, për juristet e Parlamentit ngritja e një komisioni hetimor do të ndërhynte në kompetencat e prokurorisë pasi çështja aktualisht po hetohet prej saj. Demokratet pretenduan se ky komision nuk synonte dërgimin e personave të caktuar para përgjegjësisë penale, por do hetohej zbatimi i ligjeve dhe mundësia e rregullimit të tyre, në mënyrë që fenomene të tilla të mos ndodhin më. Pasi dëgjoi palët, Gjykata Kushtetuese, u tërhoq për t'u shprehur me vendim ne lidhje me ketë çështje. Historia me serverin e tatimeve nisi më 12 nëntor, kur Ministria e Financave dërgoi në drejtorinë e tatimeve një grup auditi për sistemin e it, i cili kishte për qëllim autidimin e funksionalitetit të infrastrukturës së sistemit. Por, sipas dëshmive të ish drejtorit te IT-së Renald Ristës, dhënë në Prokurorinë e Tiranës, grupi ka hyrë në ambientet e serverëve ku ka kopjuar dhe fshire te dhënat. Çështja është duke u hetuar nga Prokuroria.