Manastiri i Zvërnecit pushtohet nga plehrat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rruga nga Vlora për tek Manastiri i Zvërnecit është në këtë gjendje, ndërsa kjo zonë është ndër më të vizituarat nga turistët në të gjithë stinët e vitit për shkak të objektit fetar dhe bukurisë që ofron pamja atje. Por për të shkuar deri tek Manastiri, duhet të përshkosh një ambient që nuk ngjan aspak me një zonë turistike. Madje, këto pamje nuk janë më shumë se 50 metër larg urës që të lidh me Manastirin. Lokalet e zonës përreth, por edhe banorët duket se kanë gjetur këtë territor për të hedhur mbeturinat e tyre.Por banorët fajësojnë komunën dhe turistët për këtë gjendje. Komuna qendër ka nën administrim këtë territori, por këtu askush nuk pranon të flasë për ndotjen e mjedisit si dhe faktin se nuk merren masa për pastrimin e mbetjeve. Manastiri i Zvërnecit është një ndër zonat turistike me numrin më të lartë të vizitorëve në Vlorë, por nëse situata vijon të mbetet e njëjtë, vështirë të thuhet që turistët vendas apo të huaj të preferojnë të vijnë këtu, të shoqëruar me këto pamje të shëmtuara.

Share This Video


Download

  
Report form