http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre shqiptarë, njëri prej të cilëve me shtetësi të Kosovës arrestohen në Turqi, pasi akuzohen se një ditë më parë, kanë vrarë tre persona, dy prej të cilëve policë, në pjesën qendrore të këtij shteti. Personat në fjalë, dy 18-vjeçarët me inciale E.S. dhe E.A. nga Shqipëria dhe 23-vjeçari, C.R. nga Kosova, kishin hyrë në territorin turk nga Siria.Ata cilësohen si terroristë nga autoritetet dhe dyshohet se ishin anëtarë të Al Kaedës. "Terroristët hapën zjarr nga një taksi, kur iu afruan një postblloku. Në bagazhin e mjetit ku po udhëtonin u gjetën fishekë dhe granata dore", ka thënë ministri i Brendshëm turk. Personat në fjalë qëlluan ndaj forcave të rendit, kur këta të fundit u kërkuan që të ndalonin.Pasi lanë të vdekur dy prej tyre, arritën të largoheshin me një kamion, pasi vranë edhe drejtuesin e mjetit. Dyshohet se shumë shtetas shqiptarë dhe nga Kosova, janë rekrutuar për të luftuar në Siri. Ata shkojnë në zonën e nxehtë, duke kaluar përmes territorit turk.