http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lazarati i Gjirokastrës është njolla e zezë e Shqipërisë për kultivimin e kanabisit. Ky fakt është shqetësues jo vetëm për qeverinë shqiptare, por edhe ndërkombëtaret të cilët në raportet e tyre e citojnë komunën e jugut të Shqipërisë si një vend problematik për prodhimin dhe kultivimin e hashashit. Kjo është pranuar edhe nga kreu i policisë së shtetit Artan Didi, i cili është takuar me strukturat e policisë në Gjirokastër dhe me përfaqësues të pushtetit vendor. Kryetrari i Komunës së Lazaratit kërkoi gjetjen e alternativave të tjera të punësimit të banorëve të Lazaratit. Sipas shifrave të pushtetit lokal në 2012, në 20% të tokave të Lazaratit kultivohej kanabis sativa. Ndërsa në vitet elektorale situata del jashtë kontrollit. Komuna e Lazaratit ka 7 mijë banorë dhe 630 hektarë sipërfaqe toke ku 18 hektarë e zëne kopshtet e banoreve të cilat kryesisht mbillen me kanabis.8 kilogram heroinë, 1 kg kokainë si dhe rreth 1600 kilogram kanabis sativa, janë asgjësuar sot nga specialistët e sektorit të narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Asgjësimi është kryer në ambientet e mjediset dhe institutit të policisë shkencore, ndërkohë që të pranishëm në këtë procedure kanë qenë: një përfaqësues i Prokurorisë për Krime të Renda, një përfaqësues i Gjykatës si dhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë. Komisioni nën drejtimin e Prokurorit mori në dorëzim provat materiale të lëndëve narkotike, për të bërë ekzekutimin e 23 vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të rënda në Tiranë. Asgjësimi ka ardhur pasi droga i kishte kaluar të gjitha procedurat ligjore të hetimit dhe gjykimit të autorëve të përfshirë në trafikimin e saj.