http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria është e vendosur që paralelisht me hartën e re territoriale të përfundojë brenda këtij sesioni parlamentar edhe strategjinë e decentralizimit. Sot Shqipëria ka një strategji të hartuar në vitin 1999 e cila përfaqëson tashmë një model të ezauruar që faktohet tek puna e njësive të qeverisjes vendore. Nga 385 njësi vendore që sot ka vendi; 50% e tyre nuk kryejnë asnjë investim dhe arrijnë të sigurojnë vetëm 2% të buxhetit që iu duhet për t'u mbajtur në këmbë, ndërkohë që 98% të parave e marrin nga buxheti i shtetit. Mbështetur mbi këto arsye Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi njoftoi nisjen e punës për një model të ri decentralizimit. Qeveria, por edhe ekspertet kanë përsëritur shpesh se ndarja e re e Shqipërisë duhet shoqëruar me ndryshime ligjesh në mënyrë që pushteti vendor të ketë më shumë kompetenca. Ende nuk ka një numër të saktë ligjesh që do të ndryshohen, por disa eksperte mendojnë se reforma duhet të prekë rreth 20 ligje.