Durrës, skaneri i prishur rrezik për banorët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
6 vjet më parë më 15 prill 2008, ish-kryeministri i kohës, Sali Berisha dhe ambasadori kinez në Tiranë inauguruan në doganën e Durrësit vendosjen e këtij skaneri për kontrollin e kamionëve që mund të kenë materiale të rrezikshme apo mbetje radioaktive. Autoritetet e kohës thanë se vendosja e këtij skaneri do të çonte edhe në frenimin e korrupsionit në doganë, por sot siç shihet nga pamjet ky skaner është jashtë funksionitPor skaneri kinez, i ndërtuar enkas nga qeveria e Pekinit për doganat shqiptare u prish sapo ikën nga Durrësit specialistët kinezë, të cilët për afro një vit trajnuan doganierët shqiptarë. Ky skaner, i prodhuar nga kompania "Nuctech", mjaft e njohur në Kinë për pajisje të tilla, fillimisht është vendosur në terminalin e kontejnerëve, por pasi u prish para dy vitesh, u vendos ngjitur me ndërtesën e doganës. Autoritetet e kësaj dogane nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për gjendjen e skanerit, ndërsa specialistët thonë se për shkak të rrezikshmërisë që ka si një objekt i mundshëm i terroristëve, ai duhet të vendoset në një vend të sigurtë me një mjedis ku nuk rrezikon shëndetin e njerëzve.Ndërkohë, në kalatën lindore të portit të Durrësit janë në përfundim e sipër mjediset e reja ku do të kryhet kontrolli me skaner i të gjithë kamionëve që hyjnë dhe dalin nga porti. Kompania private e huaj, Rapid Scan Ltd ka ndërtuar dhe instaluar skanera të rinj posaçërisht për këtë qëllim, pas një marrëveshje me qeverinë shqiptare, e firmosur vitin e kaluar. Që prej 1 prillit të 2013-s të gjitha bizneset shqiptare të cilat kalojnë përmes këtij skaneri duhet të paguajnë një tarifë prej 39 eurosh çka rrit ndjeshëm kostot për ta. Mesatarisht në vit pikat, doganorë në Shqipëri përpunojnë afro 35 mijë deklarata tranziti, çka i bie të paguajnë deri në 1. 3 milionë euro për skanim.

Share This Video


Download

  
Report form