Fshirja e kredive me probleme - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
65 miliardë lekë është shifra që bankat në Shqipëri mbajnë në kasafortat e tyre për të mbuluar kreditë që konsiderohen të humbura. Sipas rregullave që ka vendosur Banka Qendrore, në momentin që një kredi arrin 365 ditë pa u shlyer, bankat duhet të ngrijnë një shumë të barazvlefshme me kredinë e humbur, e cila mund të çlirohet vetëm në momentin që ekzekutohet garancia e lënë pranë bankës. Por një procedurë e tillë kërkon vite. Tashmë pjesa më e madhe e shumës 65 miliardë lekë pritet të futet në qarkullim dhe të përdoret për të dhënë kredi. Ligji i ri i ministrisë së financave lejon bankat që në momentin që i kërkojnë përmbaruesit të ekzekutojë pronën e lënë peng dhe deri në afatin 12 muaj ta mbajë këtë kredi të bllokuar, më pas edhe nëse gjyqet vijojnë bankat nuk janë të detyruara t'i mbajnë këto para. Një shumë tjetër që i merrej bankave ishte parapagimi që ato bënin kur nisnin ekzekutimin e kolateralit, e cila shkonte për përmbaruesin. Në vend të kreditorit të keq, këtë tarifë e paguante banka, dhe më pas ajo ia merrte këtë shumë kreditorit pasi fitonte gjyqin. Totali i huave me probleme ka arritur në nivelin 24% të gjithë portofolit të kredive, këto dy nisma por edhe shlyerja e faturave të prapambetura synojnë që të çojnë shkallën e kredive të këqija në 20%. Aktualisht si për bizneset dhe për konsumatorin kushtet për miratimin e një huaje në banka kanë procedura të gjata, ndërsa normat e interesit që qytetarët paguajnë vazhdojnë të jenë të larta.

Share This Video


Download

  
Report form