Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkëpunim dhe jo qasje për hir të interesave politike, luftë ndaj krimit të organizuar dhe shtet ligjor, janë sfidat që duhet të tejkalojë Shqipëria, për të arritur ty ku nuk ka mundur deri më sot, ndërtimin e një shteti demokratik. Këto janë apelet që lëshon në një zë faktori ndërkombëtar por edhe studiues të huaj, që kaluan në sitë historinë e Shqipërisë. Ambasadori i SHBA, BE, OSBE kërkuan që palët politike të mos e shohin njëri-tjetrin si armik, por të ngrenë më shumë ura dialogu.
25 vjet pas rënies së komunizmit, Shqipërisë i duhet ende të fitojë betejën për realizmin e një shteti demokratik, për të cilin kërkohet më shumë dialog politik, shtet ligjor, forcim i ekonomisë për të mos i lënë të rinjtë të ikin dhe media e lirë.
Këto janë porositë që vijnë nga faktori ndërkombëtar në Tiranë, por edhe studiues të huaj, të cilët u mblodhën në një simpozium, mbi përparimin që ka bërë Shqipëria post komuniste.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lu-pas-marreveshjes-se-dekriminalizimit-presim-realizimin-e-reformes-ne-drejtesi/