http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, qeveria kaq nisur dialogun me bizneset dhe ekspertë të huaj të fushës për mënyrën e zbatimit të saj. Gjatë diskutimeve në këshillin ekonomik, ekonomistët e kanë vlerësuar marrëveshjen si një arritje për kushtet e saj.
Stephanie Griftith Jones, eksperte për tregjet financiare në "Columbia Universite" thotë: Dëshiroj t'ju uroj ju dhe ekipeve tuaja, që keni arriturën në fakt një marrëveshje kaq të mirë e cila kombinon nga njëra anë stabilizimin afatmesëm të borxhit që është i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Dhe nga ana tjetër mbrojtja sa më shumë që është e mundur brenda rrethanave, rritjes ekonomike të vendit e sidomos këtë vit që kemi pasur një ulje të rritjes ekonomike. Po ashtu, është shumë e rëndësishme dhe ky aspekti, fleksibilitet. Fleksibiliteti të cilin e përmendi ministri, që këtu ne mbrojmë rritjen ekonomike por edhe punësimin, jep edhe besim sektorit edhe biznesit dhe të investimeve. Kemi këtu një kuadër shume të mirë dhe një fillim të mbarë do të thoja".
Ndërsa, Leif pagrotsky, këshilltar ndërkombëtar thotë se: "Unë, po ashtu kam të njëjtat mendime si ato që dëgjuam për marrëveshjen me FMN-në, që është shumë produktive dhe jo vetëm që është një arritje për Shqipërinë, por në fakt është një arritje dhe për vetë FMN-në. Ndaj mendoj që është gjë e zgjuar, që një pjesë kaq e madhe e kësaj huaje t'i jepet uljes së borxhit në fusha të tjera duke i dhënë prioritet uljes së borxheve të prapambetura të qeverisë. Që do të thotë, që kjo pjesë e huas nuk e fut qeverinë më tej në borxh por është një zëvendësim i huave. Kemi pasur kredi të këqija, pra hua afatgjata me interes të ulët ndërkohë na ka dhënë dhe një sinjal, siç u tha dhe më përpara, që kjo qeveri ka të bëjë me parashikueshmërinë me transparencën, me shtetin e së drejtës në emër të të gjithëve, të aktiviteteve të veta si agjenti i duhur në ekonomi. Dhe un mendoj, që ky është një aspekt shumë i rëndësishëm, shumë i fort që shton dhe promovon rritjen, gjë që ju keni arritur t'a bëni me FMN-në, do të thoja që ky është mentaliteti modern i të arritur të gjërave".
Duke komentuar marrëveshjen kryeministri Rama tha se ajo ishte një produkt i cili erdhi pas shumë negociatave për të arritur më të mirën për vendin. Qëllimi i marrëveshjes është fuqizimi i rritjes ekonomike në vend. Nga ana tjetër qeveria është në negociata edhe me Bankën Botërorë për një tjetër marrëveshje.