Bajrami, nga Kukësi u arrestua gati dhjetë vjet më parë. Ai është i sëmurë mendor dhe prej asaj kohe, pavarësisht se është folur e deklaruar shpesh se kjo kategori duhet të qëndrojë në institucione të posaçme, ai trajtohet si pacient në ambjent burgu.