http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni përgjegjës për çështjet e energjisë ai i Veprimtarive Prodhuese i ka kërkuar entit rregullator të energjisë të mos marrë asnjë vendim për ndryshim të tarifave të energjisë për konsumatorin fundor nëse më parë kompania CEZ nuk përmirëson situatën financiare. Kreu i këtij komisioni, Eduard Shalsi tha se rrjeti i shpërndarjes është në një situatë ku ka humbje të mëdha, ndërsa CEZ-i duhet të bëjë punë për të rritur arkëtimet. Opozita ndërkaq ka përforcuar edhe njëherë qëndrimin e saj sa i përket vendimit që pritet të marrë ERE në qershor ku do të shkojë drejt njehsimit të çmimit të energjisë elektrike. Aktualisht energjia sot shitet me 7.5 lek për kilovat orë për fashën deri në 300 kilovat, dhe nëse kalohet kjo atëherë tarifohet me 13.7 lek. Deputeti Genc Ruli tha se vendimi do të ketë një ndikim të madh social, pasi do të rritë shpenzimet për familjet e varfra. Pavarësisht kërkesës së bërë komisioni nuk vuri asnjë nivel konkret qe CEZ duhet te arrije për arkëtimet apo sa duhet të reduktojë humbjet në rrjet. Një kërkesë tjetër që komisioni i çoi entit rregullator ishte edhe rishikimi i vendimit të marrë në fund të dhjetorit për futjen e faturimit aforfe.