http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria vazhdon të jetë komuniste. Por në raportet e gazetës "Le Mond" publikohen çarjet e para me të vetmin aleat ideologjik të mbetur, Kinën. Niksoni takon Maon, por në Shqipëri, qëndrimi i propagandës zyrtare ndaj imperializmit amerikan mbetet i palëkundur.
Megjithëse një frymë liberalizimi ishte përkrahur në vend, shumë shpejt, udhëheqësit komunistë të Tiranës reaguan kundër këtyre zhvillimeve, duke dënuar një grup autorësh dhe artistësh. Shqipëria vazhdonte t'i qëndronte "besnik mësimeve të Stalinit" dhe sipas gazetarëve të paktë perëndimorë që vizitonin vendin, - nëpër rrugë, syri të shihte pak makina dhe shumë kinezë.
Megjithëse ekonomia socialiste mbahej në këmbë prej ndihmave kineze, vdekja e Maos dhe ndryshimi i kursit ideologjik të lidershipit të ri të Pekinit, solli prishjen mes dy aleatëve. Sipas gazetës "Le Mond", tani, Shqipëria ka mbetur e vetme në rrugën e saj për ndërtimin e socializmit. Parrulla "Me forcat tona" është direktiva e re e të vetmit vend stalinist evropian.