Ndikimi i investimeve të huaja në ekonomi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti 2013-të pati rritjen më të madhe të investimeve të huaja në Shqipëri të cilat kapën vlerën e 920 milionë eurove. Kjo shifër zbulon njëkohësisht edhe sektorët e parapëlqyer nga të huajt për të investuar këtu. Dy fushat më tërheqëse mbeten nafta dhe energjia. Kryesisht në fushën e energjisë investitorët e huaj privatizojnë ose marrin me koncesion hidrocentrale te vogla. Ndërsa burimi shterues për vendin tonë dhe që njëkohësisht sjell më pak të ardhura në buxhet është për kompanitë që operojnë në fushën e naftës. Pikërisht shifra e investimeve në këtë fushë është e fryrë edhe për shkak të shpenzimeve që kompanitë deklarojnë për t'iu shmangur tatimit mbi fitimin. Vetëm në zërin e industrisë se naftës e gazit deklarohen mbi 200 milion euro në vit shpenzime. Ekonomistët thonë se ka ardhur koha që të mos vazhdohet më kështu. Zef Preçi sqaron se nuk ka asnjë vend të botës ku kompani të caktuara të deklarojnë vetë bilancet, pa patur asnjë kontroll nga ana e shtetit. Por edhe pse fusha e naftës ka qarkullimin më të madh të parave në ekonominë tonë, qytetarët shqiptarë nuk përfitojnë nga kjo pasuri pasi lëndët hidrokarbure që nxirren shkojnë për eksport. Mesatarisht në një vit 1mln e 100 mije ton naftë bruto del jashtë vendit, dhe më pak se gjysma afro 500 mijë ton hyn në Shqipëri për nevojat e vendit, çka sjell kosto më të mëdha për qytetarët.

Share This Video


Download

  
Report form