http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykatat dhe gjykatësit e korruptuar vazhdojnë të mbeten hallka më e dobët e sistemit gjyqësor ndërsa për ta luftuar, duhen procese transparente. Deklarata është bere nga Ambasadori Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë ceremonisë së përmbylljes së fushatës sensibilizuese, me të rinjtë gjimnazistë, për luftën kundër këtij fenomeni. "Hallka më e dobët në sistemin gjyqësor janë gjykatat, janë gjykatësit e korruptuar. Një mekanizëm i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit janë proceset më transparente që inkurajojnë luftën".