Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Adi Krasta: Ka pasur shumë zhurmë për hir të së vërtetës, të cilën e kam ndjekur ku me një qënëndi të brendshme të kujdesshme, si me një lloj shqetësimi. Dëmet me dhe pa dashje që mund t?i bëjmë njëri-tjetrit si kolegë për shkak të titujve tendenciozë që të çojnë në klikime apo përgatitjen e situatave ku një njeri mund të transformohet në një shenjëstër dhe më pas të marrë të gjithë agresivitetin e atyre që kanë një mendim ndryshe. Për të treguar përgjegjshmëri dhe meqënëse kjo ngjarje në fakt nuk do kishte ndihmuar në mënyrë të veçantë për të lexuar personalitetin e të gjithë atyre që kanë qenë atë natë. Pra, secili në atë mbrëmje ka reaguar brenda kornizës së mundësive të personalitetit të vet. Nëse unë do kisha marrë një vendim personal për ta treguar këtë, çka kam vendosur mos ta bëj sot për të qëndruar besnik një vendimi që kam marrë për të mos ndikuar në zonën e kënaqësive të telenovelës, por për ta bërë një ditë kur të jem i përgatitur, ndoshta në shfaqjen ?E para është fjala dy?, për ta lexuar në mënyrë më gazetareske, për të hedhur më shumë dritë. Unë jam akoma duke e procesuar, por nuk ka asgjë në atë darkë që të më bëjë mua të ndjehem i shqetësuar, i frustruar, i lënduar ose me mllef. Përkundrazi. Unë këtë ngjarje e kam arkivuar për t?ju kthyer nëse do ta ndjej të domosdoshme në një program a shfaqje të madhe, timen dhe ku të mbaj më shumë përgjegjësi për mënyrën e trajtimit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/krasta-asnje-problem-personal-me-ramen-qeveria-shans-i-humbur-ne-2013-mbeshteta-rrotacionin/