Rama në takimin e përbashkët të doganave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo çka shihet si e turpshme në marredhëniet doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës do të marrë fund me projektin e ri për ngritjen e një terminali të përbashkët doganor. Për kryeministrin Edi Rama ky terminal do të mundësojë heqjen e barrierave ekzistente, që kanë penguar zhvillimin ekonomik mes të dy vendeve. Terminal i përbashkët në pikat kufitare do të thotë, sipas kryeministrit, lehtësim të procedurave, shkurtim drastik të kontrolleve dhe kohës së kalimit, një mundësi e re për të goditur shfaqet korruptive dhe për të reduktuar evazionin. Në takimin e përbashkët mes doganave të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, kreu i qeverisë premtoi heqjen e çmimeve të referencës me Kosovën, ngritjen e laboratorëve të përbashkët për kontrollin dhe analizat e produkteve nga të dy vendet. Do të jetë pikërisht krijimi i një Këshilli Ekonomik Kombëtar, ai që do të mundësojë takime të përbashkëta institucionale mes të dy vendeve për të luftuar burokracitë.

Share This Video


Download

  
Report form