Shtetet e Bashkuara dhe partneret e tyre ne Grupin e Shtateshes po vendosin sanksione te reja kunder Rusise. Masat ekzistuese nuk e kane ndryshuar qendrimin rus ndaj Ukraines dhe Moska vazhdon te perforcoje pranine e trupave te veta ushtarake ne kufi. Sot takohen perfaqesuesit e 28 vendeve anetare te Bashkimit Europian per te diskutuar listen e emrave qe preken nga sanksionet e fundit. Ministri i Jashtem britanik William Hague sqaron se me shume gjase, do te kete te tjera ndalime udhetimi e ngrirje asetesh per individe te caktuar.
Sanksione te reja Rusise