https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Koha për Autostradën blu" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2014-ta si i pari vit pa konflikte në rajon, duhet të sjellë një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes vendeve të rajonit. Për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të harmonizuar rajonal kryeministri Edi Rama ka folur për projekte konkrete në sektorë si energjia, akuakultura apo edhe infrastruktura rrugore, si potenciale ende të pazhvilluara. Në konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të nismës adriatiko-joniane, Kryeministri përmendi rëndësinë që ka ndërtimi i projektit "Autostrada Blu" që do të ndërlidhë brigjet e Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës, Sllovenisë dhe Italisë. Si drejtues i kësaj konference, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta propozoi që pjesë e nismës adriatiko - joniane të jenë edhe Prishtina me Shkupin. Aktualisht Shqipëria mban kryesimin e radhës së nismës Adriatiko-Joniane. Sot vendet anëtare të saj janë tetë, përkatësisht Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Serbia dhe Sllovenia.

Share This Video


Download

  
Report form