http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
184 familje që kanë pronën e tyre përgjatë segmentit rrugor ku do të kaloje Unaza e Madhe, konkretisht nga Shkolla Teknologjike e deri tek qendra "Kristal" do të shpronësohen brenda këtij 6 mujori. Me realizimin e këtij procesi, qeveria i hap rrugë ndërtimit të segmentit me gjatësi 1.5 km, i cili deri më tani ka mbetur peng i shpronësimeve për shkak të mungesës së fondeve. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka në dispozicion për vitin 2014, një miliard lekë, nga të cilat 900 milion do të kalojnë për projektin më të rëndësishëm të kryeqytetit. Pjesa e fondit që mbetet, e cila është larg nevojave emergjente, do të përdoret për disa investime të tjera. Përfaqësues të Autoritet Rrugor thonë se ligjit të shpronësimeve, i hartuar që në vitin 1999, i ka ardhur koha të ndryshohet, duke i përshtatur çmimet me ato të tregut. Realizimi i investimeve publike në vend është shoqëruar gjithmonë me konflikte mes pronarëve të tokës dhe shtetit. Në të gjitha rastet, pronarët nuk janë dakord me vlerën për të cilën ata shpronësohen, pasi ajo është larg çmimit që ofron tregu real.