http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rënia e kërkesës nga qytetarët për të blerë një shtëpi të re ka dhënë goditje edhe në çmimin e apartamenteve që shiten jo vetëm në zonat periferike, por edhe në pikat më të dëshiruara të kryeqytetit. Agjencitë Imobiliare thonë se që prej vitit 2008 dhe deri më sot, vlera e një apartamenti ka rënë me 30%, ku më tepër janë ulur çmimet e shtëpive në zonat turistike pasi nuk po shfaqet më interes për të blerë shtëpi të dyta. Sipas Lefter Silës, klientët më të mirë dikur kanë qenë shqiptarët që jetonin jashtë.