http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sajmir Bajrami dhe italiani Xhiorxho Riformato do te qendrojne ne masen "arrest me burg" deri ne perfundim te hetimeve. Ky eshte vendimi qe u mori gjykata e Krimeve te Renda per dy te personat e arrestuar pasdite e se shtunes ne bregdetin e Divjakës, te cilet akuzohen nga prokuroria per trafik nderkombetar te lendeve narkotike. Fillimisht para gjykates ka dale 35-vjeçari nga Fushë Kruja, i cili ashtu si dhe ne polici ka pranuar trafikimin e lendeve narkotike, duke rene ndesh edhe me qëndrimin e avokatit mbrojtës, i cili u detyrua madje te kërkonte qe te pandehurit t'i behej rivlerësim i gjendjes psikike.