Hapet sezoni turistik në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Durrësit ka çelur zyrtarisht sezonin turistik, ndonëse ai praktikisht u hap nga pushuesit e parë që erdhën fundjavën e kaluar nga Kosova për shkak të motit të mirë të asaj periudhe. Në sektorin "Apollonia" të zonës së plazhit, bashkia organizoi mjaft aktivitete kulturore dhe sportive, ndërsa kryetari i bashkisë Vangjush Dako tha se jemi të gatshëm për të pritur në mënyrën më të mirë të mundshme qindra mijëra pushues që do të vijnë jo vetëm nga trojet shqiptare, por edhe më gjerë. "Qyteti i Durrësit si gjithmonë do t'u ofrojë këtyre pushuesve mikpritjen, komoditetin, shërbimin e pakursyer por edhe pasuritë e mëdha të trashëgimisë kulturore, vlerat historike të një prej qyteteve më antikë të Ballkanit."

Share This Video


Download

  
Report form