Testohen 45 mijë maturantë për gjuhën e huaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Provimet e maturës shtetërore këtë vit nisen me gjuhën e huaj. Në të gjithë vendin rreth 45 mijë maturantë i janë vështruar testit të detyruar për njohuritë në gjuhën e parë të huaj e cila mund të ishte anglisht, gjermanisht, frëngjisht ose italisht. Pas dy orë e gjysmë provim, mësuesit dhe administratorët e testit deklarojnë se çdo gjë shkoi sipas rregullave. Por kur flitet për rregulla maturantet edhe këtë herë janë përpjekur t'i thyejnë. Sipas gjimnazisteve, ky provim kishte disa avantazhe për ta, 12 pyetje ishin me alternativa Po ose Jo, lehtësisht për t'u treguar me shenja. Nxënësit e mirë edhe pse mund të mbaronin shpejt, nuk dilnin nga klasa për të mos nxjerrë tezën jashtë, por kjo gjë ishte në favor të atyre që nuk e zgjidhnin dot testin. Këtë vit provimi i detyruar i gjuhës së huaj administrohet nga Drejtoritë Arsimore. Çka do të thotë që testi është mbikëqyrur nga mësuesit e lendës dhe korrigjohet po nga ata. Ky provim ishte i nivelit mesatar dhe sipas Ministrisë se Arsimit ai synon të testojë njohuritë e gjimnazistëve në gjuhen e parë të huaj që zhvillojnë në shkolla. Por kjo forme administrimi pritet të sjellë pak mbetës të cilët do të penalizohen duke e përsëritur provimin në vjeshtë. Ndërkohe në 30 maj është provimi i letërsisë, në 9 qershor ai i matematikës dhe në 18 qershor dy provimet me zgjedhje. Ministria e Arsimit ka deklaruar si sfidë të saj administrimin e rreptë dhe penalitete ndaj kopjimeve.

Share This Video


Download

  
Report form