Si të mbrohemi kur bie termet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 24

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të paktë ishin ata që tërmeti i sotëm nuk ua trazoi gjumin. Në rrugë, bare dhe rrjete sociale sot flitej gjatë për lëkundjen e fuqishme nga tërmeti i mëngjesit dhe friken që pushtoi njerëzit në pak sekonda. Gjithkush e ka përjetuar në mënyra të ndryshme dhe në varësi të lartësisë së banesës. Disa kanë nxituar për të hapur dyert e jashtme, të tjerë kanë dalë në ballkon apo janë vendosur poshtë shkallëve, prindërit kanë nxituar tek fëmijët, por kishte dhe nga ata që nën panik kanë numëruar lëkundjet në pritje për të pushuar. Por si duhet të veprojmë gjatë kohës kur bie tërmet? Në faqen Mbrojtja Civile Shqiptare jepen këshilla se si duhet të reagojmë gjatë rënies së tërmetit në varësi të vendit ku ndodhemi. Çfarë duhet të bëjmë kur tërmeti na gjen brenda në banese? Po nëse tërmeti bie gjatë kohës kur jemi në rrugë apo ambiente publike? Ndërsa për ata që janë në udhëtim apo drejtojnë mjetin gjatë kohës kur bie termet, këshillohet qëndrimi brenda në makinë dhe në njërin krah të rrugës. Drejtuesi i mjetit duhet të shmangë qëndrimin nën ura, mbikalime, tabela të mëdha apo objekte të tjera.

Share This Video


Download

  
Report form