60 % e bizneseve me borxhe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më shumë se gjysma e bizneseve kanë një borxh për të paguar, i cili mund të jetë në formën e një kredie të marrë por ka dhe mjaft raste kur firmat kanë borxhe mes njëra - tjetrës apo edhe shembuj ekstrem siç është fenomeni i fajdeve. Në një vrojtim që ka bërë Banka e Shqipërisë rezulton se 60 % e ndërmarrjeve deklarojnë që të kenë një hua për të paguar, ndërsa rritja e kërkesës për të marrë borxh ka ardhur gjithnjë e në rritje vitet e fundit. Për shoqatat e bizneseve, më shumë se marrja e një kredie shqetësues është fakti i përdorimit të kleringut, pra shkëmbimi mall me mall dhe akoma më keq funksionimi i fajdeve. Por përse bizneset drejtohen që të marrin para me fajde, ku edhe interesat që paguajnë janë sa dyfishi i atyre që japin bankat? Gjergji Gjika tregon se për sektorin fason, fajdet tashmë po përdoren gjithnjë e më shumë. Ai thotë se kjo nuk është një zgjedhje që bëjnë bizneset, por një mundësi e vetme. Kompanitë private kërkojnë që në një situatë të tillë shteti duhet të ndërhyjë në treg për të nxitur kreditimin, dhe jo fajdet. Rasti i Maqedonisë apo Rumanisë ku u bë një ligj i cili ndalon bankat të blenë bono thesari mund të ndihmonte që edhe në vendin tonë situata të kthehet në favor të konsumatorit dhe të rritet kreditimi. Sot që flasim një pjesë e konsiderueshme e parave të qytetarëve që janë në banka, përdoren nga ato për të blerë bono thesari të qeverisë dhe jo për të dhënë kredi.

Share This Video


Download

  
Report form