Cani për shlyerjen e borxheve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Katër muajt e parë të këtij viti kanë arritur që të sjellin në buxhetin e shtetit 100 milion dollarë më shumë se një vit më parë. Në këto kushte vetë ministri i financave tha se nëse do të vijohet në këtë rrugë qeveria është duke planifikuar që të rrisë fondin për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të biznesit, nga 350 ne 500 milion dollarë. Sipas tabelës fiskale, rezulton se tatimet kanë sjellë në arkën e shtetit 40 milion dollarë më shumë, ndërsa doganat 60 milion më tepër. Ministri i Financave tha se gjatë këtij viti do të rishikohen pjesa më e madhe e ligjeve fiskale, në mënyrë që të përmirësohet klima e biznesit. Legjislacioni i ri parashikon që të shkurtojë procedurat e problemet ne dogana. Kreu i Financave tha se nëse nuk do të merreshin reforma të thella në fushën e pensioneve dhe të energjisë, ekonomia e vendit do të futej shumë shpejt në një krizë të thellë. Aktualisht qeveria është duke punuar për të sjellë një skemë të re në pensione e cila parashikon që të ulë miliardat që çdo vit buxheti i shtetit financonte për të, ndërkohë që është në negociata me bankën botërore që të nisë investimet për kompaninë CEZ, një sektor i cili gjithashtu ka marrë nga shteti afro 200 milion dollarë në vit.

Share This Video


Download

  
Report form